Secondary Adv

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se Shqipëria po përafron rrjetet e komunikimeve me standardet e BE-së, me synim zhvillimin e fibrës optike deri te përdoruesi dhe zgjerimin e mbulimit 5G.


Në fjalën e tij në gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e prezantimit të infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, Karakaçi tha se sipas këtij rrjeti përdoruesit fundorë në vendet fikse do të jenë të mbuluar nga një rrjet gigabit deri në pikën e përfundimit të rrjetit.


Për të mbështetur ofrimin e shërbimeve digjitale dhe rritjen e shpejtësisë së internetit për qytetarët e bizneset, ministria po përafron ligjin e ri për infrastrukturën dhe po siguron asistencë nga BE-ja për fuqizimin e strukturave brenda çdo bashkie.


“Shqipëria po harmonizon rrjetet e komunikacionit me standardet e BE, duke synuar rrjetet GB deri te përdoruesi fundor, në përputhje me objektivat e BE deri një vitin 2030. Objektivi është që qytetarët dhe bizneset të kenë internet me një shpejtësi të lartë. Ministria po përafron ligjin e ri për infrastrukturën GB për të përafruar legjislacionin e ri europian, në fushë me të gjithë aktorët.


Ky projekt është prezantuar nga të gjitha bashkitë. Synojmë mbështetjen e rrjeteve të komunikimeve elektronike në këto zona duke mbështetur politikat e qeverisë për ofrimin e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin e vendit. Ministria po ashtu ka mundësuar asistencë për bashkitë nga BE, me qëllim krijimin e strukturave brenda bashkive”, tha Karakaçi.


“Në kuadër të kornizës të investimeve të Ballkanit Perëndimor, WBIF, Ministria ka përfituar një projekt në lidhje me shtrimin e rrjetit broadband në këto zona, që quhen zona të bardha, të cilat nuk kanë mbulim. Dhe ka një vlerë totale prej 110 milionë euro dhe një grant prej rreth 35 milionë euro të akorduar nga Bashkimi Europian. Dhe çfarë synojmë ne këtu? Të mbështesim ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike broadband në këto zona, duke mbështetur sigurisht politikat e qeverisë për ofrimin e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë në këto zona”, nënvizoi Karakaçi.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat